Mbyllja e lojrave të fatit mund të jetë një mundësi për promovuar zhvillimin e tregut financiar.
Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, shprehet se lojërat e fatit u bënë masivizimi i një modeli negativ moral, social dhe ekonomik. Sipas tij, individët duhet të çrrënjosin besimin se mund të pasurohen pa punë dhe mund.
Zoti Brumbulli mendon se shqiptarët duhet të edukohen me kursimin dhe me gjetjen e alternativave racionale për të investuar paratë e tyre. Shumë prej parave që hidheshin në bixhoz mund të garantojnë kthime të sigurta, nëse investohen në institucione financiare, si fonde investimesh apo pensionesh private.