Ministri i dorëhequr, Fatmir Xhafaj, kishte kohë që kishte reklamuar se Policia e Shtetit, do të ndërmerrte një operacion, i quajtur “Ndëshkimi i të fortëve”.
Që nga nisja e këtij operacioni nga policia, deri tani asnjë i fortë nuk është vënë në prangat e policisë.
Qeveria e kryesuar nga Kryeministri duket se situata me rendin nuk e ka asgjë më shumë sesa propagandë, duke mos arritur asnjë përmirësim në vendosjen e rendit.
Përkundrazi, Ramës i duhet kjo gjë, pasi ai punon me të fortët, dhe do ishte e pakuptimtë nëse ai do të arrestonte njerëzit me të cilin punon.
Nuk ka sesi të ndodhë që Rama të arrestojë të fortët, sepse me ato ai mban pushtetin, e ndërsa po me ato vjedhë zgjedhjet.
Por, Policia e Shtetit, ndryshe me të fortët që i favorizon, me të dobëtit sillte ndryshe, duke i vënë në pranga.
Sepse Rama urren të dobëtit, e ndërsa favorizon të fortët. Mënyra e vetme për të ndaluar Ramën, është që shqiptarët ta largojnë nga pushteti.
/55News.al/