Shifrat e vetëvrasjes janë alarmante në vendin tonë, rasti i fundit është një grua nga fshati Rrajcë i Përrenjasit.
Gruaja 63-vjeçare është gjetur e varur në litar nga familjarët e saj në një kasolle pranë banesës.
Sipas dyshimeve të para nga policia gruaja është vetëvrarë.
Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “shkaktimi vetëvrasjes”, parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.