Moti për sot, e pabesueshme sa shkojnë temperaturat

Saturday, 03 November 2018 08:17

Mot i qëndrueshëm do vijoj të mbizotërojë në vend duke bërë që pjesa më e madhe e Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët, ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në zonat Veriore.

Pasditja dhe orët e mbrëmjes mbeten me kthjellime në Ultësirën Perëndimore por vranësirat bëhen të dukshme në veri-verilindje duke rrezikuar shira të izoluar në këto rajone.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në vlerat e mëngjesit. Por pritet rënie e lehtë e temperaturave në orët e mesditës duke bërë që maksimumi të ngjitet deri në 27- 28°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Login to post comments