E rëndë/ Babi vret veten te shtëpia e vajzës në Fier

Saturday, 03 November 2018 10:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me thikë.

Mësohet se i moshuari ka qëlluar veten me thike në shtëpinë e vajzës.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Sot, në datën 03.11.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Sheq i Madh, Fier, dyshohet se shtetasi R. F., 93 vjeç, ka goditur veten me thikë në banesën e vajzës së tij, sipas burimeve zyrtare policore.

Shtetasi R. F., ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Modifikuar më Saturday, 03 November 2018 10:32
Login to post comments