Policia e Lezhës ka sekuestruar një sasi prej 96 kilogramë kanabis në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.
Në pranga është vënë 46-vjeçari Agron Tafaj, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës.
Policia e Qarkut Lezhe ka zhvilluar kontrolle të pandërprera në gjithë territorin për goditjen dhe ndëshkimin e të fortëve, duke shoqëruar edhe 21 persona.