Krimi financiar – Vjedh $ 17 mln nga shteti, arrestohet 64-vjeçarja daneze

Hënë, 05 November 2018 14:49

Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar një grua daneze e akuzuar për vjedhje të fondeve të qeverisë daneze, rreth 111 milionë krona (17 milionë dollarë)” – tha prokurori i shtetit danez për krimin financiar.

Rasti, i parë nga shumë Danez si një simbol i rënies së besimit në institucionet dikur të besuara, vjen pas një skandali të madh tatimor të qeverisë dhe një rasti të pastrimit të parave që përfshin bankën më të madhe të vendit, Danske Bank. “Danimarka tani po punon me autoritetet e Afrikës së Jugut për të ekstraduar gruan 64 vjeçare” – tha Prokurori i Shtetit për Krimet e Rënda Ekonomike dhe Ndërkombëtare në një deklaratë.

Sipas koalicionit anti-korrupsion Transparency International, Danimarka është një nga vendet më pak të korruptuara në botë. Gruaja, një punonjëse e ministrisë daneze për çështjet sociale për më shumë se 40 vjet, është dyshuar për transferimin e fondeve qeveritare të dedikuara për njerëzit në nevojë, në llogaritë e saj në mes të viteve 2002 dhe 2018.

“Arrestimi i të dyshuarës kryesore do të thotë se tani ka shpresë për të gjetur miliona të humbur”, shkruante ministri danez i drejtësisë, Soren Pape Poulsen. Sipas Reuters, gruaja ishte objekt i një urdhër arresti ndërkombëtar që nga 18 tetori kur ministria njoftoi gjetje të një hetimi të brendshëm. Tre persona të tjerë dyshohen për përfshirje në këtë rast. Një prej tyre u arrestua në Johanesburg më 30 tetor.

Login to post comments