Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë përmes një njoftimi paraprak ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II. Thirrja për aplikime do të hapet më 30 nëntor 2018 dhe zgjat 60 ditë.
Thirrja është hapur për të gjithë personat, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda Shqipërisë në fushat e prodhimit bujqësore ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus në disa masa, që përfshijnë konkretisht:
Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët: Qumësht, mish, fruta, perime dhe vresht.
Masa 3:“Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët: Qumështi dhe përpunimi i qumështit, përpunimi i mishit, përpunimi Iifrutave dhe perimeve dhe vera.
Masa 7:“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm;
Prodhimi i bimëve medicinale aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative dhe kërmijve;
Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra dhe të kultivuara, kërpudhave dhe mjaltit;
Përpunimi në nivel ferme dhe tregtimi i prodhimeve bujqësore;
Akuakultura;
Turizmi i natyrës dhe ai rural;
Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale;
Industria e artizanatit dhe punishtet e prodhimit;
Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.
Buxheti i vënën në dispozicion të kësaj thirrje kap vlerën e 50.3 milionë euro, nga të cilat 37.7 milionë euro janë kontribut i BE-së dhe pjesa e mbetur, 12.6 nga buxheti i shtetit.
Masa 1: me buxhet total 21.6 milionë euro, me një minimum prej 10 000 euro dhe maksimum 500 000 euro. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.
Masa 3: me buxhet total 20.3 milion EURO, me një minimum 25 000 euro dhe maksimum 2 000 000 euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.
Masa 7: me buxhet total 8.3 milionë euro, me një minimum 10 000 euro, maksimumi 400 00 euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.
Informacionet lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, aplikantët, kriteret e përzgjedhjes si dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve gjenden në udhëzuesit për Aplikantët, i cili mund të kërkohet si një kopje fizike në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe pranë AZHBR-së gjatë orëve të punës 08:00-16:30 ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.azhbr.gov.al dhe http://www.bujqesia.gov.al.
Sa i takon afatit të fundit për pranimin e aplikimeve, është përcaktuar data 30 janar 2019.
G.D/SCAN