Koment: Njё luftё pёr besimin verbёrisht e jo pёr fakte

Tuesday, 06 November 2018 08:34

Mbarё bota tё martёn fokusohet tek SHBA, sepse Trump zgjedhjet pёr kongresin i ka kthyer nё votim pёr veten. Rezultati ёshtё i hapur. Por ёshtё e qartё, se tani vendi ka ndryshuar me efekt afatgjatё, mendon Ines Pohl.

Ka zgjedhje, qё nё fakt nuk do t'i fitosh. Pas njё viti udhёtimesh intensive pёr reportazhe nё mbarё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs parashikimi im pёr zgjedhjet presidenciale para dy vitesh kontrastonte fort me mendimin mbizotёrues. Pёr mua ishte e qartё atёherё, qё Donald Trump kishte shanse shumё tё mira, pёr tё hyrё nё Shtёpinё e Bardhё. Ai ia arriti kёsaj. E pёr kёtё bast unё fitova njё shishe Bourbon.

Mik dhe armik

Tani dy vjet mё vonё, tё martёn, sёrish do tё votohet nё SHBA. Nё fakt nuk ёshtё fjala mё pёr presidentin, por pёr deputetёt rajonalё, qё do tё zgjidhen pёr tё dyja dhomat e palamentit. Por nё Amerikёn e Donald Trumpit nё skenёn politike nuk ka asgjё qё mos tё ketё tё bёjё me tё. Pёrkatёsisht po kaq intensivisht ai ёshtё pёrfshirё nё luftёn elektorale dhe gjatё javёve tё fundit ka punuar pёr agjendёn e vet, qё ta ndajё botёn nё miq dhe armiq. Si p.sh. duke dёrguar mё shumё ushtarё nё kufirin me Meksikёn, nga sa janё dislokuar nё Irak.

Me kёtё presidenti ua lehtёson punёn kundёrshtarёve tё tij. Stili i tij troç, agresiv, ekzagjerimet e tij, e gёnjeshtrat e tij, provokojnё pa asnjё mёdyshje, objektet e tij tё sulmit nuk lenё asnjё sulm presidencial pa pёrgjigje. Kjo e mban atё vet nё aktivitet, por i frenon demokratёt, qё ata tё fokusohen tek vetvetja dhe tek ripёrtёritja nё personel e program. Ata duke u indinjuar pёr çdo tweet tё Trumpit, lenё pasdore formёsimin e njё kandidati, i cili pas dy vjetёsh me karizёm dhe me pёrmbajtjet e duhura do tё mund ta pengonte Trumpin, tё merrte njё mandat tё dytё presidencial.
Kjo ёshtё mjaft e rrezikshme nё njё sistem dy partiak polarizues, sepse akush nuk ёshtё i varur nga koalicionet, qё nё njё farё mase ta imponojnё gatishmёrinё pёr kompromise. Por ёshtё parimisht e dёmshme pёr demokracitё, kur kampet janё kaq tё pёrçara, aq sa askush nuk e dёgjon mё palёn tjetёr. E qё ndonjёherё edhe tё mund ta pranojё qё pala kundёrshtare ka tё drejtё.

Debati jo pёr argumentin mё tё mirё

Por problemi mё me pasoja qё vendi do tё trashёgojё nga Donald Trump ёshtё, shkatёrrimi i aftёsisё pёr tё debatuar mbi argumentat. Sepse kёtё e ka arritur tashmё mjeshtri i mesazheve nё twitter dhe i polarizimeve. Njerёzit duan tё besojnё, atё qё ai thotё. Ata duan tё besojnё, qё ai sёrish po bёn qё vendi i tyre tё fitojё madhёshtinё e vjetёr. Ata duan tё besojnё, qё njё president i fortё i ҁliron ata nga sfidat e kёsaj bote komplekse tё globalizuar dhe u zgjidh atyre problemet.

Besimi nuk ёshtё dije. Faktet, dallimi mes sё vёrtetёs dhe gёnjeshtrёs, humbasin gjithnjё e mё shumё rёndёsinё. Kjo ёshtё e vёrteta e hidhur pas njё viti lufte elektorale tё Trumpit dhe pas dy vjetёsh tё presidencёs sё tij. Nёse hapёsirat e jehonёs sё tij do tё trazohen njё herё e po ashtu edhe tifozit mё tё madh i tij do t'i duhet tё kuptojё, qё Trump thjesht ka gёnjyer, atёherё kjo nuk do tё ketё asnjё efekt. Sepse faktet nuk vlejnё mё. Ky ёshtё problemi i mirёfilltё i Amerikёs.

Nёse gjatё kёrkimit tё sё vёrtetёs, rёndёsia e fakteve nuk luan mё rol dhe gёnjeshtrat kalohen sikur tё ishin pakujdesi të vogla, atёherё nuk ёshtё mё i mundur formimi demokratik i mendimit. Kjo do tё thotё tek e fundit, qё nёse lёkundet themeli i tё kuptuarit tonё tё shtetit dhe demokracisё, autokratёt jo vetёm qё marrin pushtetin, por afatgjatё edhe mund ta sigurojnё atё. Ines Pohl/DW

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 08:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...