Një studim i publikuar në revistën Lancet zbuloi se të qenit mbipeshë ose nënpeshë e shkurton jetën e njeriut me të paktën katër vjet.
Në studimin të cilit i referohet AgroWeb.org morën pjesë mbi 2 milionë njerëz nga disa vende të botës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkencëtarët zbuluan se pas moshës 40 vjeç, njerëzit me një Indeks të Masës Trupore më të lartë ose më të ulët ishin më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.
Sipas studimit, jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave mbipeshë shkurtohej me 4.2 dhe 3.5 vjet respektivisht.
Jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave nënpeshë shkurtohej me 4.3 dhe 4.5 vjet, thanë ekspertët.
Sipas tyre, në shumicën e shkaqeve të vdekjes së parakohshme, ndryshimi në peshë ishte faktor ndikues në rrezikun e sëmundjeve.
Për të llogaritur peshën tuaj klikoni këtu Link në gjuhën angleze.
Mbipesha, një faktor i lartë rreziku
Në vitin 2016, BBC raportoi të dhënat e një studimi që përfshinte 4 milionë njerëz nga 32 vende të ndryshme të botës.
Sipas studimit, mbipesha dhe nënpesha rriste ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Të dhënat treguan se 1 në 7 vdekje të parakohshme mund të parandaloheshin nëse njerëzit do të kishin një peshë të shëndetshme.
Studimi shpjegoi se meshkujt mbipeshë janë më të prirur të preken nga sëmundje të rënda se gratë mbipeshë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, faktorë të tjerë që kanë ndikim në jetëgjatësinë e njeriut janë: ushqyerja dhe aktiviteti fizik.
Lexoni këtu për më shumë si të humbisni peshë.
Të gjitha studimet e lartpërmendura kanë nënvizuar një fakt të rëndësishëm.
Sipas tyre, të kesh një peshë të shëndetshme është thelbësore për pasjen e një jete të gjatë e të shëndetshme.
Sëmundjet që shkaktohen nga mbipesha
Mbipesha shkakton një sërë problemesh dhe sëmundjesh të rrezikshme.
Kryesoret janë: diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Nuk përjashtohen as osteoartriti, dhjamosja e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave./AgroWeb.org
*Burimet e informacionin BBC dhe U.S. National Library of Medicine.