Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drizë të Gramshit, ku një 11-vjeçare është përplasur nga një autobus.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i autobusit, 42-vjeçari është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.
E mitura ishte nisur për në shkollë kur u përplas nga mjeti, në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për mbledhjen e provave.