Dënohen dy shqiptar në Angli, u kapën duke kultivuar kanabis 50 metra nëntokë

Tuesday, 06 November 2018 15:55

Dy shqiptarë janë dënuar me 18 muaj burg në Anglia, pasi u arrestuan për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon.

Aleksandër Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor.

Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në tre milionë paund. Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitjen e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paund në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.

Login to post comments