Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe të Serbisë, në selinë e Komisionit Ndërkombëtar për të Pagjeturit në Hagë nënshkruan Planin e Përbashkët Kornizë për të gjetur 12,000 persona të pagjetur në territorin e ish-Jugosllavisë.
Nënshkrimi i këtij plani për të pagjeturit është vazhdimësi e samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Londër në korrik të këtij viti, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Bosnjës në Holandë, raporton klix.ba.
Asokohe, shefat e shteteve të Ballkanit perëndimor, sikurse edhe të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Bullgarisë, Francës, Italisë, Sllovenisë e Polonisë, nënshkruan Deklaratën e përbashkët përmes së cilës obligohen që të forcojnë dhe vazhdojnë aktivitetet në gjetjen e 12 mijë të pagjeturve në rajonet e ish-Jugosllavisë, rezultat i luftërave të viteve të ’90-ta, transmeton Koha.net.
Me këtë Plan, nënshkruesit u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin, shkëmbimin rajonal të të dhënave, përfshirjen e familjeve të të pagjeturve dhe që ky proces të jetë shumë më transparent, pa u politizuar.
U vlerësua se ky është hap i rëndësishëm në procesin e pajtimit, të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmbushjes së kushteve për afrim me BE-në.