Me qindra banorë të Unazës së Re bllokuan edhe këtë pasdite rrugën pranë mbikalimit në shenjë protestë për mbrojtjen e pronës së tyre.
Ata pretendojnë se punimet që po bëhen për ndërtimin e Unazës së madhe po u prishin shtëpitë dhe bizneset ende në proces legalizimi.
Banorët thonë se janë njoftuar vonë për këtë vendim i cili po i nxjerr në qiell të hapur pa marrë asnjë dëmshpërblim për pronën e tyre.
Plani i Veliajt do të sjellë nxjerrjen jashtë të 490 banesave.