Kanë dal detajet e para nga atentati që ka tronditur qytetin e Durrësit pak momente më parë.
Viktima i atentatit ka mbetur shtetasi Edison Harizaj, 39 vjeç, shok i Emiljano Shullazit, ndërsa dyshohet se është një person me precedent të mëparshëm penal pasi njihet si pjesë e bandëas së Shullazit.
Harizaj është gjetur i vdekur brenda një makine tip Audi, ndërsa bashkë me të në makinë ka mbetur dhe një shtetas tjetër personi i të cilit nuk dihet ende.
Mësohet se në zonën e Shën Avlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.
Drejt vendit te ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë.