BERZH dhe BE: Transaksionet me instrumenta bankare në turizëm në nivel të ulët, tregues informaliteti

E mërkurë, 07 November 2018 07:14

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Bashkimi Europian (BE) kanë vlerësuar se transaksionet me instumente bankare në sektorin e turizmit mbeten në nivel të ulët çka tregon për informalitetin e sektorit. Gjatë një takimi të mbajtur me fokus tek turizmi nga Këshilli i Investimeve këto dy insitucione të rëndësishme ndërkombëtare kanë ngriur një sërë shqetësimesh se ku duhet të vihet theksi duke mos harruar as ndërtimet masive në zona të veçanta.

“Ndërkohë mbetet problematike niveli i ulët i transaksioneve me instrumenta bankare në sektor (karta dhe terminale POS) si shprehje e informalitetit, aksesi i kufizuar në financim, përqendrimi i lartë i vizitorëve në një sezon të shkurtër, roli i ulët i sektorit privat në mirëqeverisjen e sektorit, si edhe ndërtimet masive në zona ku impakti mjedisor ka një një rëndësi të veçantë dhe duhet mbështetur nga investime në infrastructure” thuhet në përmbledhjen e bërë nga Këshilli i Investimeve rreth qëdnrimit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimit Europian.

Këta të fundit kanë theksuar se problematikat që hasen në sekorin e turizmit aktualisht duhet që të adresohen në Draft-Strategjinë Kombëtare të Turizmit dhe miratimin e saj përfundimtar së bashku me planin konkret të veprimit.Kjo e fundit ka kohë që është bërë publike për konsultim me grupet e interesit nga ana e Ministrisë së Turzimit dhe Mjedisit.

Ndër të tjera përfaqësuesit e BERZH dhe BE gjatë takimit kanë theksuar se mbeten të angazhuar për të financuar përmirësimin e infrastrukturës së vendit, dhe konsiderojnë që edhe incentivat fiskale të ofruara nga Qeveria, veçanërisht në agro tourizëm përfaqësojnë një hap përpara drejt formalizmit të sektorit dhe nxitjes së investimeve të reja.

Këshilli i Investimeve mbajti vetëm pak kohë një anketë gjetjet e së cilës priten që të bëhen publike plotësisht në vijim ndëkrohë që paraprakisht u diskutuan me aktorët më të rëndësishëm të sektorit dhe institucionet mbikqyrëse apo mbështetëse. Kjo analizë sipas Këshillit synon stimulimin e një debati të qëndrueshëm mbi faktorët që mund të influencojnë në rritjen e kontributit të sektorit në ekonomi, identifikimi i përmirësimeve të mundshme në politikat qendrore dhe lokale si dhe praktikat e biznesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...