Një 16 vjeçare nga Bathorja, ka kallëzuar dajën e saj pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen me inicialet D.L., ndaj dajës së saj, shtetasit me iniciale A.N., 55 vjeç.
Ndërkohë ditën e sotme, policia ka kryer edhe arrestimin e 55 vjeçarit dhe shoqërimin në polici.
Njoftimi i policise:
Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” .
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.