Qindra banorë të zonës që përfshin Unazën e re kanë dalë sërish në protestë kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët kërkojnë tu shkatërrojnë banesat e bizneset.
Qytetarët nuk janë ndaluar as nga presionet e policisë, e cila gjatë ditës së sotme kanë arrestuar disa prej tyre sot.
Duke akuzuar qeverinë protestuesit kanë hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës e Veliaj, duke i akuzuar për mashtrime, gënjeshtra.
Duke kopjuar edhe ministrat e Edi Ramës dhe kryebashkiakët banorët i janë drejtuar atij duke i thënë se ‘nuk ka bir kurve që na kalon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet’.
Të pranishëm në protestën e banorëve ishin edhe deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
Banorët janë të revoltuar pasi shteti dhe bashkia u ka dërguar letrat dhe u ka thënë që të nxjerrin rrobat jashtë sepse banesat e bizneset e tyre do të shkatërrohen.