Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Durrës.
Burime nga policia thanë se, ngjarja është zbuluar një ditë më parë në lagjen numër 6 të qytetit.
Sipas të dhënave policore i vdekuri është identifikuar si 62-vjeçari me inicialet Th. I.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Pas hetimeve paraprake, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit.