I veshur si ushtar dhe i mbështjell me flamurin grek, shikoni si pritet Kacifas në fshatin e tij (VIDEO)

E mërkurë, 07 November 2018 17:27

Arkmorti me trupin e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas mbërriti sot pasdite në shtëpinë e tij në Bularat. Kacifas ishte i veshur si ushtarak, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Banorët e fshatit, familjarët dhe të afërmit kanë shpërthyer në lotë teksa automjeti erdhi në qendër të fshatit. Ceremonia mortore do të zhvilloht nesër në orën 13:00, ndësa më herët do të ketë edhe një meshë në Kishën e Shën Athanasiut. Kacifas u qellua pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA 11 ditë më parë. Ai refuzoi t’i dorëzohej policisë. Ngjarja ndodhi më 28 tetor që përkonte me festën e Greqisë.

Login to post comments