Fjalimi i një fëmije në protestën e “Unazës së Madhe” që po mbahet prej 4 ditësh me radhë kundër një vendimi absurd të Erjon Veliajt, për të nxjerrë në qiell të hapur 500 familje ka përlotur shumë njerëz. Ai mori mikrofonin duke thënë se quhet Klevis Hysko edhe ose i vogël në moshë është këngëtar dhe i ka kujtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj se ka kënduar në takimet elektorale të tyre. Klevisi kundërshton vendimin e prishjes së 500 shtëpive në “Unazë të Madhe” duke i kujtuar Ramës dhe Veliajt se familja e ka ndërtuar me djersë dhe jo me lekë droge banesën ku ai jeton “Deri dje unë për Erjon Veliajn dhe Edi Ramën nuk mbahet mend sa koncerte kam bërë me zërin tim, për të gjithë ato vota, e ata të ma shpërblejnë kështu. Prindërit e mi I kanë me djersë, nuk juanë lekë droge, janë vënë me djersë. Poshtë oligarkët” tha Klevisi i vogël duke rrëqethur të pranishmit dhe ndjekësit në televizor. Më Poshtë dëgjojeni fjalimin e fëmijës.