Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra 33-vjeçari Genci Caci nga Vlora, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj. Shenjestra e atentatit të ndodhur në Durrës Edison Harizaj po hetohej nga prokuroria e Vlorës në lidhje me zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferri verën e këtij viti. Ndërkaq në qershor 2012 ai ishte arrestuar në një makinë të blinduar me Emiljano Shullazin tek rrethrrotullimi i Shëngjinit në Lezhë. Edhe pse u la i lirë pas kësaj ngjarje, Harizaj ishte mbajtur në vëzhgim nga policia ndërsa së fundi, prokuroria e Fierit po hetonte një grup prej tre personash të dyshuar si ushtarë të tij.