Balerina Klaudia Pepa, e cila vitet e fundit ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, duket se ka vendosur të rikthehet në Shqipëri me qëllimin për t’u bërë prezantuese dhe njëkohësisht balerinë.
Projekti është pikërisht festivali “Kënga Magjike”, i cili këtë herë feston edhe 20 vjetorin e tij.
Ka qenë si fillim moderatori Ardit Gjebrea që bëri publik lajmin gjatë spektaklit “E diela shqiptare”. por sot Klaudia e ka konfirmuar në rrjetet sociale.
“Përshëndetje miq Si ju duket lajmi i Festivalit Kënga Magjike? Kenga Magjike ka qene gjithmonë një pjesë e bukur e jetës time, kam marre pjese shpesh si balerine dhe ëndërroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njëjtën kohe dhe ja… Faleminderit Stafit dhe
Ardit Gjebreas Faleminderit familjes time qe beson gjithmonë tek unë !
E lumtur që do jem afër jush Mezi pres,” – përfundon Klaudia komentin në profilin e saj në Facebook.