Nga vrasja për hakmarrje në lidhje me ngjarjet e rënda të viteve të fundit në Vlorë, tek ekzekutimi si pasojë përplases mes bandave.
Hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën është pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet për vrasjen e Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, 6 nentor, në Durrës. Policia ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë.
Hasmëria e parë që familja e Edison Harizit ka pasur në Vlorë daton në vitin 1999 ku një prej tre vëllezërve familjes Veseli, i vrau njërin dajo dhe i plagosi dajon tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine. Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.
Viktima e atentatit, Edison Harizaj është përmendur publikisht në lidhje me një sërë krimesh të rënda në Vlorë. Në një vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës, Harizaj përmendet nga një dëshmitar dhe si “personi që kishte urdhëruar” rrëmbimin në verë të Albano Xhaferrit.
Sipas dëshmisë së dhënë në vendim, Harizaj ishte urdhërues për zhdukjen Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, vetëm një muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika. Në vendimin e gjykatës, përmenden emrat e tre personave të cilët sipas dëshmitarit kishin dërguar viktimën në ambjentet e një kompleksi në pronësi të Harizajt. Ndërsa rrëmbimi ishte bërë pasi Xhaferri, dyshohej si një prej personave të përfshirë në atentatin e ndodhur më 1 Tetor 2017 ku mbeti I plagosur Ferdinad Llanaj.
Një burim i policisë tha se po verifikohet edhe dyshimi se i zhukuri kishte qenë pjesë e grupit të Edison Harizajt, por që pas kthimit nga Belgjika kishte tradhëtuar pikërisht 39-vjecarin e dyshuar si padrino I Vlorës.
Pista e tretë mbetet ajo e ekzekutimit “për influecë” në botën e interesave të grupeve kriminale në lidhje me ndarjen e zonave dhe përfitimeve të aktivitetit të paligjshëm.