Atentati ndaj Emiljano Boçit, Xheçuka dyshohet se ishte vrasës me pagesë

E Enjte, 08 November 2018 15:39

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë "Arrest me burg" për Hektor Xhecukën, i arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Emiljano Boçit në janar të këtij viti në zonën e ish-parkut të autobusave.

Përpara togave të zeza, i riu dhe avokati i tij nuk pranuan akuzat ndërsa pretenduan se nuk kanë lidhje me vrasjen.

Arrestimi i tij u bë më 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi.

Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë dhe përpara hetuesve, mësohet se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në gjykatë duke mos pranuar vrasjen Boçit.

Vrasja e Ajet Zeqajt

Burime nga policia bëjne me dije se Xheçuka po hetohet edhe për vrasjen e Ajet Zeqajt, i cili u ekzekutua në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 29 vjeçari ka qënë për disa kohë nën hetim deri në momentin ku policia me kerkesë të prokurorisë vendosi arrestimin e tij. Burime nga hetimi bëjnë me dije se ka dyshime që 29- vjeçari funksiononte si killer me pagesë.

Atentati tek 21-shi

Atentati ndodhi mbrëmjen e së dielës së 14 janarit, 2018 në zonën e "21 Dhjetorit" në Tiranë. Viktima, Emiljano Boçi njihej edhe si Roland Boçi, person me precedentë penalë, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij Melvin Disha 27 vjeç, të cilët ishin së bashku në një lokal. Sapo hipën në makinë, ndaj tyre u qëllua disa herë me armë zjarri. Roland Boçi, 32 vjeç, gjeti vdekjen sapo mbërriti në spital, ndërsa miku i tij Melvin Disha arriti të mbijetonte.

Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit të shkuar. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.

Lajme të tjera nga ngjarja:

Tiranë, vritet me armë zjarri një 32-vjeçar, plagoset shoku i tij

Kush është 32-vjeçari me dy emra i cili u vra në Tiranë

Dy pistat e hetimit për atentatin ndaj Emiljano Boçit, pritet dëshmia e shokut të tij

Login to post comments