Babai kishte denoncuar në komisariat se i kishim marrë vajzën, por në fakt, policia zbuloi se personi që i kishte hequr lirinë vajzës, ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj.
Policia arrestoi Marjus Musakun 28-vjeçar banues në Karbunarë të Lushnjes dhe i dënuar më parë për "Dhunë në Familje".
Në fshatin Zhamë ditën e djeshme, së bashku me një person tjetër të cilin policia po kërkon ta identifikojë, Musaku ka marrë me forcë ish-gruan e tij 27 vjeçe, dhe e mbante peng të fshehur në Durrës.
Policia pas kallëzimit të marrë nga babai i vajzës dhe hetimeve të nisura, arriti të gjejë vajzën dhe të kapë ish-bashkëshortin e saj.
"Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale".
Ndërkohë që Musaku do të hetohet për "Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim dhe “Dhunë në familje”.