Edhe ditën e sotme ka nisur protesta e banorëve të Tiranës, të cilët kërkojnë që shtëpitë e tyre të mos shemben, pasi nuk janë dëmshpërblyer.
Banorë kanë bllokua rrugën, duke mos lejuar që makinat të kalojnë, ndërsa protesta po mbështetet nga përfaqësues të Opozitës.
Ditën e djeshme, ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili u premtoj banorëve mbështetje dhe të mos dorëzohen përballë qeverisë.