Deputeti I LSI-së, Endrit Braimllari ka mbështetur banorët e Unazës së Re, të cilët po protestojnë për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre.
“Edi Rama të vi të përballet me banorët dhe jo të fshihet skutave si frikacak. Qytetarët duhet të dëgjohen, shkruan Braimallri në një postim ne rrjetin social facebook.
Reagimi i tij në FACEBOOK:
Edi Rama të vi të përballet me banorët dhe jo të fshihet skutave si frikacak. Qytetarët duhet të dëgjohen.
Jemi pro zhvillimit të zonës por duhet transparencë dhe konsultë publike. Duhet gjetur zgjidhje për këto banorë që kanë 28 vite që paguajnë taksat.
Pse ka frikë Edi Rama të përballet me banorët e Unazës së Re?!