Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i rrugës, deputeti i PD-së Flamur Noka ka mbështetur protestën e sotme që po mbahet tek ‘Astiri’.
Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ Klajdi Bodlli Noka pohoi se qeveria duhet të bëjë një dëgjesë me këta banorë, që sipas tij po nxirren në rrugë të madhe.
“Në këto ditë proteste askush nuk ka ardhur këtu t’i takojë qytetarët. Askush nga këta banorë nuk është kundër ndërtimit të rrugës, por të gjithë protestojnë se po nxirren në rrugë të madhe, pa shtëpi dhe katandi. Askush si ka vlerësuar banesat e tyre, as nuk i ka matur”, tha Noka.