Kalimi në pikën kufitare të Kakavijës vazhdon të jetë i bllokuar.
Autoritetet konfirmojnë se deri ne orën 13:30 për shkak të riparimit të defektit në sistemin e policisë greke nuk behët kalimi i asnjë shtetasi përveç shtetasve grekë dhe atyre që janë me leje qëndrimi greke.
Problemi është shfaqur prej pasdites së djeshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Dje për disa orë me radhë qindra dhe mijëra qytetarë ishin të detyruar që të prisnin me orë të tëra në Kakavijë dhe në Kapshticë.