‘Kacifas’/ PE rrëzon propozimin e eurodeputetit grek

Tuesday, 13 November 2018 13:16

Propozimi i eurodeputetit grek Notis Marias se çështjen që lidhet me vrasjen e minoritarit Konstandinos Kacifas do ta çonte në Parlamentin Europian është refuzuar nga ky i fundit.

Bëhet me dije se PE ka hedhur poshtë propozimin në fjalë, pasi 200 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro.

Pala greke kishte pretendime se ngjarja që ndodhi më 28 tetor të këtij viti në Bularat, ishte shkelje e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Por pavarësisht kërkesës së Greqisë që kjo çështje të futej në axhendë për diskutim, PE e cilësoi të pavend një gjë të tillë.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën më 28 tetor. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo pa shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

Login to post comments