Dy akuzave të rënda që Shullazi iu shpëtoi sot

Tuesday, 13 November 2018 17:51

14 vite burg vendosi sot Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin. 12 vite burg u vendos për Gilmando Danin. Ndërsa për Endri Zelën është vendosur të vuajë dënimin prej 10 vitesh. Anëtarët e tjerë të bandës si Blerim Shullazi u dënua me 9 vite dhe Endri Qyqa me 10 vite burg.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg për anëtarët e bandës. “Fatkqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit.”, u shpreh pas senacën gjyqësore avokati i Shullazit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht të dënuarit dhe dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Dy akuzave të rënda që Shullazi iu shpëtoi sot

Banda e Shullazit u quajt fajtore për akuzat e gjobëvënis dhe grupit të strukturuar kriminal. Sipas gazetares Klodiana Lala Emiljano Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Procesi gjyqsor u bë nën masa të rrepta sigurie. Në seancën gjyqsore kishte edhe përfaqësues nga ambasada gjermane dhe amerikane.

Login to post comments