Protesta e banorëve të “Astirit” që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” u zhvendosën paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës ku u bllokua edhe rruga “Abdi Toptani”, pranë këtij institucioni. Banorët kërkuan takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe dëmshpërblim 100% për banesat, duke kundërshtuar prishjen e objekteve para legalizimit. “Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, paralajmëruan banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat.
Ata i janë përgjigjur edhe këtë mbrëmje mashtrimeve të kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe fyerjeve që ai i lëshoi ndaj banorëve duke i quajtur shpellarë.
Ne mbështetje te tyre janë edhe deputetet e PD