VIDEO/ I quajti "shpellarë", irritohen banorët e "Astirit", i vënë flakën...

Tuesday, 13 November 2018 18:33

E kishin parashikuar për nesër protestën por provokimi dhe ofendimi i Veliajt i nxori që sonte në rrugë.
Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë jo vetëm që kanë bllokuar rrugën por revolta e tyre ka përshkallëzuar.
Ata kanë dalë në rrugë, e ndryshe nga ditët e tjera, dhe u kanë vënë flakën gomave dhe kanë hedhur shashka.
Të irrituar nga deklarata e Veliajt, banorët thërrasin në kor: “Jemi qytetar, nuk jemi shpellarë”.

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 18:40

Video

Login to post comments