Erion Veliaj, njihet si njeriu i spektakleve dhe jo punëve. Ai çdo gjë mundohet ta shes siç do vet përmes medieve të kapura dhe këtë gjë bëri dhe në rastin e banorëve që protestuan para bashkisë së Tiranës. Lal Eri në vend që të takojë banorët dhe të iu jap një zgjidhje të pranueshme, sajon lajmin e plagosjes së policëve bashkiakë!
Reagimi vjen sot nga kreu i Këshilltarëve të PD Kreshnik Çollaku që i bën thirrje kryebashkiakut të tregojë ku janë policët të shkojë ti vizitojë.
Statusi i Kreshnik Çollakut në FB
Po i bej kërkesë publikisht kryetarit te bashkise Tirane,te me tregoje ku janë policet bashkiake “te plagosur”,se dua te shkoj ti bej një vizite ne spital...
...nëse nuk ka te tille,e nga sa pashe si dëshmitar nuk me rezulton se ka te tille,është e turpshme te sajojnë e shpërndajnë lajme për police te plagosur imagjinar se bashku me urimet e shtiruara për shërim te shpejte te SuperAktorit te Tiranes.