VIDEO/ Kryemashtruesi Veliaj për banorët e "Unazës së re" 4 muaj më parë

Premte, 16 November 2018 18:37

Qytetarët e Tiranës për Erjon Veliajn janë një mjet në funksion të propagandës së tij. Këtë ai e ka vërtetuar shumë herë dhe një rast ët veçuar, 55news.al e shkëput në lidhje me premtimin e krye mashtruesit të Tiranës për të legalizuar banesat e banorëve të “Astirit”
Në video ai thotë se do të kryejmë njëherë legalizimin e më pas urbanizimin, ndërsa sot me banorët e Unazës së re ai dhe qeveria po veprojnë krejt ndryshe.
Sot që nuk I duhen më vota, Veliaj nuk e ka problem të nxjerrë në rrugë të madhe mbi 350 familje.
Një tjetër gjë që tingëllon ndryshe në videon që po publikojmë ka të bëjë me etiketimin që ai u bën këtyre banorëve të ardhur siç thotë ai nga jugu dhe veriu, por që meritojnë më në fund të trajtohen si qytetarë të Tiranës.
Ndërsa sot, Veliaj i quan ata shpellarë, sepse në interesin e tij nuk janë këto 350 familje, por milionat e eurove që përfitohen nga tenderi i radhës.

Video

Login to post comments