“Rama si dhuratë për Vitin e Ri dua shtëpinë time”. Kjo ka qenë thirrja e një djaloshi sot nga protesta e banorëve të Astirit. Ai kërkon shtëpinë e tij dhe shprehet se shtëpia e tij nuk kushton sa tre vite qera që i ka oftuar bashkia.
“Rama për dhuratë për Vitin e Ri dua shtëpinë time. Të mos më prishësh shtëpinë. Ti më thua ke tre vite qera, por pas tre vitesh çfarë do bëj unë? Ku do jetoj? Kur e ndërtuam shtëpinë nuk thatë gjë për një projekt të tillë. Tani thoni shkoni me qera. Unë dua dëmshpërblim sipas tregut për shtëpinë time. E kemi ndërtuar me mund atë”, u shpreh djaloshi i cili nuk nuk mungon në asnjë ditë më protestën e banorëve të Astirit.
Ai nuk ka kursyer edhe thirrjet ndaj Veliajt:” Veliaj je legen, shtëpitë tona nuk i shemb”.