Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin çiklomotor me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çikolomotorit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasja Sh.H., pasagjere në çiklomotor e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.