Me foto të diktatorit Enver Hoxha në duar, komunistët kanë përkujtuar sot 74-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Ata u mblodhën te monumenti i “Ushtarit të Panjohur”, ku vunë kurora me lule dhe nderuan me grusht. Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.
Nderkohe Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Në fjalën e mbajtur, Veliaj u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika. Ai foli edhe në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re, duke theksuar se “pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë”. “Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri-tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE. Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe Këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Por ai nuk tha asnje fjale per ata qe kishte perballe, as nuk beri ndonje distancim nga fotot e diktatorit. Perkundrazi te keqen ne poltike nuk e shikonte tek e kaluara, por e sotmja qe po i prish qetesine e nuk po e le te vjedhe...