Në ditën e 14 të protestës së tyre banorët e “Unazës së re” ishin më të shumtë në numër. Ata u mblodhën me thirrjet kundër arrogancës së qeverisë.
Një nga protestueset e Unazës së Re ka denoncuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj saj teksa tregon para kamerave shenjat që ka në trup.
Ajo akuzoi policinë e Kombinatit për dhunën ndërsa thotë se policia i ka arrestuar edhe të birin.
“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës dhe kam bërë serum. Na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punës dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin me kaq ngulm.”, tha zonja për mediat.
Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për prishjen e banesave të tyre nga projekti për zgjerimin e rrugës. Protesta pati edhe një irritim nga ana e banorëve për shkak të provokimit nga ana e policisë. Ata u afruan dhe në kundërpërgjigje banorët iu drejtuan fadromave të cilat qëndrojnë aty për të shembur banesat.