“O Erjon o zagar, do të tërheqim me litar. O Erjon, o legen prite popullin se po vjen”, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve në Tiranë.
Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme. Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty. Kjo është dita e 14-të radhazi që banorët protestojnë.