Tipike sjellja e tij, një sjellje e një urrejtjeje ndaj vendit te cilën për hir te se vërtetës asnjëherë nuk e ka fshehur. I sinqerte ne ketë urrejtje dhe shume i qartë në përçmim për popullin që ai drejton sa nuk le asnjë rast dhe asnjë formë.
Këtë fundjave u nis për një udhëtim relaksues, në Gjermani pas një përpjekje” titanike” për ti dhënë vendit dhe qeverisë një ministër te brendshëm sa më “dinjitoz” në bindjen ndaj tij si kryeministër. Por mbi të gjitha një hyzmeqar tipik ndaj kësaj situate ku, pas fushatës korrej- shirje të kanabis e të mbarëvajtjeve te punës me Kolumbinë për dërgesat e fundit te kokainës, tashme duhet një ministër i brendshëm tipik si ky Lleshi.
Tashmë ka filluar fushata e pastrimit të parave e vjeljeve të mirave të mëdha materiale dhe miliona e miliona eurove që duhen pastruar, ose me shitje blerje bankash ose me ndërtim ose me lëvizje të kursit të euros si e do mideja e krimit të organizuar.
Deri këtu ishte ngërçi per tu zgjidhur, tani duhen hedhur në rruge njerëzit. Banorët e unazës së re po përleshen për një çështje jetike , shtëpitë, investimin e një jete te tere. Por ky zotëria kryeministër ka një çështje tjetër te rëndësishme. Ka ca poçe qeramike për te çuar ne Gjermani. Ne një vend me emrin Rostok ka nje kuriozitet te madh dhe banoret nuk po pyesin për te ftohtin dhe janë te gjithë ne ankth për te pare poçet e Rames , por qe lajm i rende ka pllakosur fshatin gjerman. Tani na janë thyer poçet rrugës. Është një çështje me rendësi dhe një hije trishtimi ka rene ne Rostok , e ne mbare Gjermaninë , ku këtu ne Shqipërinë e varfërisë ekstreme e te protestave për shtëpi te banoreve qe po flaken ne rruge, vazhdojnë punët e shtetit te behën stok.