Mbrëmjen e sotme policia ka sekuestruar 2100 goma në Doganën e qafë Thanës, ku janë arrestuar edhe 9 persona, mes tyre dhe 5 doganierë.
Mes të arrestuarve është edhe Stefan Hila 50 vjeç, i cili është baxhanaku i deputetit të PS-së, Ilir Xhagolli, i kritikuar shpesh herë nga pogradecarët si njeriu që merr votat dhe zhduket.