Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një grua ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.
Ajo ka humbur jetën menjëherë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Ende nuk dihet nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht, ka bërë vetëvrasje apo është shtyrë. Hetimet e policisë do të zbulojnë dhe shkakun.