Polica e Shtetit ka publikuar sot me emra dhe foto 22 personat më të kërkuar në qarkun e Dibrës.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Mes 22 të kërkuarve është edhe një grua e akuzuar për arratisje nga burgu.
Ndërkohë prej disa ditësh policia publikon vazhdimisht emrat dhe fotot e personave më të rrezikshëm të kërkuar nëpër rrethe të ndryshme të vendit.