Këtë fundjavë temperaturat u ulën ndjeshëm, ndërsa reshjet e para të borës në Juglindje të vendit kanë vështirësuar qarkullimin.
Ndërkohë sa i përket javës që vjen, situata atmosferike do të jetë e paqëndrueshme, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
Meteorologët parashikojnë vranësira dhe shira, si dhe reshje dëbore kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Dita më problematike ku shirat do të jenë më të dendur, parashikohet dita e martë.
Por surprizat e motit nuk mbarojnë këtu, pasi temperaturat e ulëta të këtyre ditëve duket se nuk do të qëndrojnë për shumë gjatë. Mesi i kësaj jave, sjell rritje të temperaturave.