Banorët e zonës e Astirit të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë për ndërtesat e tyre, pasi në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, banesat e tyre do të shmeben.
Ato shprehen të vendosur për të vijuar protestën, teksa kërkojnë dëshmpërblim 100% për banesat e tyre.
Ato shprehen se nuk kanë asnjë komunikim zyrtarë se do tu shemben shtëpiat, por vetëm se firma që po kryen punimet ka shënuar me shenjë të kuqe banesë.
Banorët kanë nisur marshimin sot drejt zonës së sheshit Shqiponja. Për këtë shkak është bllokuar dhe lëvizja e makinave.