Partia Demokratike dega Sarande denoncon situatën e krijuar ne Piken e Kalimit Kufitar te Qafe-Botes prej datës 09.10.2018. Përmes një deklarate për mediat dega e PD në Sarandë thekson se fal paaftësisë së policisë çdo automjeti që tentojnë të kalojnë kufirin kthehen nga policia kufitare shqiptare e cila është ne tension për sasinë e madhe të kalimit të drogës dhe në këtë depresion iu bën terro qytetarëve shqiptarë.
Prej kësaj date, te gjitha automjetet qe tentojnë te kalojnë kufirin, kthehen pa dallim nga oficeret e policisë, për t’u kontrolluar ne vije te dyte. Asnjë mjet nuk lejohet te kaloje pa u kontrolluar, pavarësisht nëse ka emergjenca, nëse ka brenda tyre te moshuar apo te mitur etj. Kjo ka sjelle si pasoje, radhe te gjata e vonesa te mëdha ditore ne këtë Pike te Kalimit Kufitar duke penalizuar kështu udhëtaret e duke paralajmëruar vonesa akoma edhe me te gjata duke ditur qe festat e fundvitit po afrojnë. Sipas oficereve te policisë, ka një urdhër për te kontrolluar çdo mjet qe pas ngjarjes se datës 09.10.2018, kur policisë ne Qafe-Bote i kaloi “nen hunde” një mjet i mbushur me 115 kg marijuane, i cili me pas u kap ne Igumenice.
Por a është faji i te gjithë qytetareve qe policia ne Qafe-Bote nuk arrin te identifikoje mjetet e dyshuara, ne mos ka bashkëpunuar me ato?
A është faji i qytetareve qe ne këtë Pike te Kalimit Kufitar nuk ka skaner por çdo mjet duhet ti nënshtrohet kontrollit qe zgjat 10 minuta e me pas te pres serish disa ore ne radhe për te kaluar pasi kane kaluar mjetet para tij?
A duhen penalizuar te moshuar, te mitur apo te sëmurë për mungesën e profesionalizmit te policisë ne Qafe-Bote, ne mos bashkëpunimit te policisë me trafikantet?
E nëse këtyre pyetjeve nuk mund t’i përgjigjet kush, po bëjmë edhe një te fundit.
Pse nuk ushtron te njëjtin kontroll Policia Kufitare e Sarandës edhe ne kufirin e gjelbër, po lejon kalimin e qindra kg droge çdo muaj drejt Igumenices?