Vdiq një ditë më parë në një aksident në Itali, ja kush është 19-vjeçarja shqiptare

Hënë, 19 November 2018 15:27

Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën një ditë më parë në rrugën provinciale “Carboni”, që lidh “Tagliatan” me “Villarotta di Luzzara”, për shkak të një aksidenti.

Mjeti tip “Fiat Bravo” në të cilën gjendej 19-vjeçarja dhe i ati i saj 41-vjeçar, teksa po udhëtonte u përplas me një mjet tip “Fiat Multipla” që po drejtohej nga një shtetas indian 53-vjeçar.

Ndonëse  e reja u dërgua në mënyrë të menjëhershme në spitalin e zonës, ajo nuk mundi dot t’ia dilte. Sa i takon fatit të dy burrave, ata raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.
Vajza është identifikuar si Arijana Seferi, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.  Mediat fqinje kanë publikuar një sërë fotosh të 19-vjeçares.

Login to post comments