Denoncoi lidhjet qeveritare me bandat e drogës, dënohet Zagani

Tuesday, 20 November 2018 12:42

Ish-oficeri i Antidrogës, i vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik sepse pati kurajon të denoncojë Dritan Zagani është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me 4.5 vite burg.

Ka qenë gazetari Basir Çollaku shkruan në një postim në Facebook se Dritan Zagani është dënuar sepse “shpërdorimi” i detyrës prej tij ka sjellë arrestime teafikantësh dhe sekuestro droge. “Tani duhet ta dënojnë dhe për kallëzimin e vëllezërve Habilaj dhe kushëririt të tyre Sajmir Tahiri. Të parët janë në burg në Itali për trafik droge dhe ish-ministri i Brendshëm në hetim po për trafik droge nga Krimet e Rënda.

Vendimi kur Tani të vendosë ta publikojë do të nxjerrë xhevahiret e pathëna të gjykatës dhe Prokurorëve në 5 vite. Pafajësia e Zaganit do të jepet nga një gjykatë që nuk e ka zyrën në Keshillin e Ministrave. Pafajësia e Dritanit është çështje kohe dhe jo ligjore. Argumentet, provat dhe faktet janë pro tij. Prokurorët dhe gjykatësit janë nënshtruar vettingut dhe Edi Ranës nëpërmjet sekretarit të tij që ka vetë telashe”, shkruan Çollaku.

Login to post comments